Austri, koalicioni i ri do të ndalojë hixhabin për vajzat nën 14 vjeç

Më datë:

Marrëveshja e koalicionit midis Partisë Popullore Austriake (OVP) dhe Partisë së Gjelbër përfshin ndalimin e hixhabit në shkolla deri në moshën 14 vjeç dhe ndalimin parandalues ​​për emigrantët potencialisht të rrezikshëm, njoftuan media austriake.

Sipas mediave, masat janë pjesë, siç përshkruan udhëheqësi i OVP-së, Sebastian Kurz, i qëndrimit të tij të mprehtë për imigrimin e paligjshëm dhe “Islamin politik”.

Kurz dhe drejtuesi i të Gjelbërve, Werner Kogler, thanë më herët se ata kishin arritur një marrëveshje sipas së cilës udhëheqësi OVP do të bëhej përsëri kancelar.

Të dy palët do të publikojnë detaje të marrëveshjes gjatë gjithë ditës. Analistët thonë se nëse pretendimet e mediave konfirmohen, shumë përkrahës të Gjelbërve do ta kenë shumë të vështirë ta pranojnë.

Marrëveshja e koalicionit ende nuk është miratuar nga organi kryesor i Gjelbërve, të cilëve do t’u përkasin katër nga 15 ministri.

Partia Popullore Austriake mori 37.5 përqind të votave, ndërsa të Gjelbrit u renditën në vendin e katërt me 13.9 përqind. /tesheshi.com/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...