“Gëzimi i SHBA-së dhe Izraelit do të shndërrohet në zi”

Më datë:

Garda Revolucionare e Iranit dhe aleatët e saj në rajon tani e tutje do të kalojnë në një fazë të re, ndërsa gëzimi i SHBA-së dhe Izraelit do të shndërrohet në zi, tha zëdhënësi i gardës iraniane pas vrasjes së komandantit të lartë Qassem Soleimani nga një sulm amerikan në Bagdad.

Në një deklaratë televizive pas vrasjes së Soleimanit dhe Abu Mahdi al-Muhandis-it, nënkryetarit të grupit Hashd al-Shaabi të lidhur me Iranin, zëdhënësi i Gardës Revolucionare Ramazan Sherif tha se Irani “patjetër” do të hakmerret ndaj vrasjes së gjeneralit.

“Ushtria e Gardës Revolucionare dhe fronti i rezistencës nga dita e sotme do të kalojnë në një fazë të re”, tha Sherif.

“Nuk do të kalojë shumë për të parë se gëzimi i çastit i amerikanëve dhe zionistëve do të shndërrohet në zi”, shtoi ai.

Ndryshe, Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) më herët konfirmoi se Soleimani dhe al-Muhandis janë vrarë në një sulm të SHBA-së me dron pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

Lideri i Iranit Ayatollah Khamenei dhe presidenti Hassan Rouhani në reagimet e tyre pas sulmit janë shprehur se do të hakmerren për vrasjen e gjeneralit iranian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...