13.5 C
Tirana

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro të disa personave nën hetim

Më datë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestro preventive mbi 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim.

Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro.

Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive” janë:

“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;

“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;

Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;

Apartamentet dhe njësitë:

Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:

32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.

52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).

Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...