Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

Më datë:

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor Zhusti feston sot 83-vjetorin e lindjes.

Ai ka lindur në Athinë më 8 dhjetor 1942 dhe për shkak të luftës, familja e tij u nda duke u kthyer së bashku me babin e tij në Shqipëri në vitin 1943. Zhusti jetoi në Gjirokastër dhe në vitin 1963 mbaroi studimet si aktor në Lice e më pas në Akademinë e Arteve.

Pas diplomimit, Viktor Zhusti u emërua drejtor i qendrës kulturore në Gjirokastër, ku qëndroi deri në vitin 1971. Pas këtij viti u emërua pedagog i lëndës “Fjala Artistike” në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku punoi deri në vitin 1997, vit që daton nga largimi i tij për në Greqi.

Të larmishme janë rolet e tij në film dhe teatër, që nga partizani i ashpër, por edhe babai i  dhembshur. Në vitin 1981, në skenën e “Teatri Popullor” i dha jetë Besimit, roli në dramën “Komunistët” nga Ruzhdi Pulaha ku ai mishëron me tone heroike dhe elegjiake figurën e Qemal Stafës, “Hero i Popullit Shqiptar”.

Në komedinë e mirënjohur “Shi në plazh”, Zhusti vlerësohet për rolin e Alberit, sikurse edhe në rolin e Samiut në “Mësuesi i Letërsisë” (1982) nga Ruzhdi Pulaha.

Ndërsa në film, Viktor Zhursti ka luajtur rreth 10 role kryesore duke nisur që nga viti 1966 në “Komisari i Dritës” në rolin e Mark Dedinës, duke vazhduar me “Malet e veshura me të gjelbra” atë të partizanit Jaho. Më pas, ai ka luajtur edhe në filma si “Nëntori i Dytë”, “Taulanti kërkon një motër” (në rolin e babait, Pirros), “Kur xhirohej filmi” si dhe “Dhe vjen një ditë”.

Viktor Zhusti u rikthye pas gati 20 vitesh në skenën e “Teatrit Kombëtar” me rolin e një pacienti “të sëmurë” në komedinë “Të gjithë me zakone” (2009).

I vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”, Viktos Zhusti vijon të interpretojë në skenën e Teatrit shqiptar me po të njëjtin emocion dhe pasion, ritëm të lartë dhe temperament.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kalim i paligjshëm i kufirit/ Dy persona arrestohen në Sarandë

Policia e Shtetit ka finalizuar në Vlorë operacionin e...

Berisha: Dorëheqjen urgjente të Ramës do ta kemi çështje kryesore në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen...

Elvis Lila komandohet në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit

Elvis Lila ka marrë përkohësisht kompetencat e drejtorit të...