“SPAK ka shkelur afatet”, kërkesa për lirim e Metës shqyrtohet më 20 qershor

Më datë:

Me pretendimin se SPAK ka shkelur afatet në dhënien e informacionit për hetimet e kryera ndaj tij, ish-Presidenti i vendit Ilir Meta, kërkon lirinë në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion.

Kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë, do të shqyrtohet më 20 qershor, në orën 11:30.

Erion Çela do të jetë gjyqtari i cili do të marrë vendimin mbi këtë kërkesë në të cilën janë paraqitur argumentet e mbrojtjes.

Meta i është drejtuar më herët GJKKO-së edhe me argumentin se është kreu i partisë së dytë opozitare në vend dhe duhet të ushtrojë aktivitetin e tij politik.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të shkuar, nën dyshimet se ka kryer korrupsion, mosdeklarim të ardhurash e pastrim parash së bashku me ish-gruan e tij, Monika Kryemadhi.

SPAK ka dyshime se ata janë të përfshirë në aferën CEZ-DIA dhe në lobimin në SHBA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...