Sezoni turistik, deri më 15 shtator kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda në fundjavë dhe pushimet zyrtare

Më datë:

Policia e Shtetit ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Për këtë arsye, nga 16 qershori e deri më 15 shtator, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar.

Plani i uniformave blu ka për qëllimi sigurinë në zonat turistike, lehtësimin e qarkullimit në kufi, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe veprimtarive kriminale.

“Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë të cilat do të kompensohen sipas legjislacionit përkatës”, njoftoi policia.

Në funksion të masave të uniformave blu, sa i përket plazheve, do të ketë patrullime të punonjësve me biçikleta. Po ashtu, policia detare do të vijojë një kontroll dhe ndëshkim ndaj lundrimeve të rrezikshme brenda zonave të ndaluara.

Për të evidentuar shkelje, policia do të përdorë dronët, si dhe pajisje inteligjente e alkooltestues për sigurinë rrugore.

“Njëkohësisht, janë shtuar patrullat në zonat turistike për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për garantimin e lëvizjes së lirë të automjeteve”, njoftoi policia.

Policia thotë se do të bashkëpunojë me agjencitë turistike për pajisjen e mjeteve lundruese me dokumentacion përkatës dhe zbatimet e rregullave të lundrimit, pushtetin vendor, vrojtuesit e plazheve, emergjencat civile dhe shëndetësore si dhe me shërbimet zjarrfikëse.

Një kontroll të ashpër do të ketë edhe për zbatimin e orarit të muzikës dhe ndëshkimin e shkelësve të nivelit të zhurmës.

“Tashmë, punonjësit e Policisë janë pajisur me aparate të matjes së zhurmave”, njoftoi policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...