SPAK çon për gjykim katër persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes në Dibër

Më datë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka çuar për gjykim katër persona, lidhur me një ngjarje të ndodhur në 9 janar 2020, në Peshkopi.

Asokohe, rreth orës 13:15, Adrian Shahi goditi disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi.

Për ngjarjen e rëndë,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Dibër ka regjistruar procedimin penal për “vrasje me dashje, të mbetur në tentativë”.

Mirëpo, dy oficerë të policisë gjyqësore pranë Gjykatë së Shkallës së Parë në Dibër, Shuip Cami dhe Aldo Puca, kanë favorizuar autorin e kësaj plagosjeje të rëndë.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK, Shuip Cami, i cili është oficeri që ka kryer veprimet e para për referimin e çështjes në Prokurori, i ka marrë autorit (që njihet ndryshe si Flamur Kurti), 3 mijë euro në këmbim të premtimit për ta favorizuar, për çështjen penale në ngarkim të tij.

Një tjetër person nën hetim është edhe Fluturim Bajrami, i cili i ka dhënë një specialisti të policisë në Dibër, plot 2 mijë euro në mënyrë që autori të pajtohej me Bukurosh Zagradin.

Ndërkohë, Aldo Puca, që po ashtu është oficer i policisë gjyqësore, ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve korruptive, por nuk i ka referuar ato në Prokurorinë kompetente.

SPAK thotë se Adrian Shahi i është shmangur drejtësisë për më shumë se një vit në arrati.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...