Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, duke ndryshuar kështu vendimin e Shkallës së Parë.

Ish-prokurori u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion në maj të 2022-it. Dënimi iu konvertua me 4 vite shërbim prove, duke çuar në lirimin e Hasës (në 2023-in), i cili gjithashtu u përjashtua për 5 vite nga funksionet publike.

Pas vendimit të sotëm, 18 qershor 2025, Hasa duhet të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit në qeli. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve.

Hasa dyshohet se mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një personi që prokurori kishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen. Motër e vëlla u gjetën fajtor gjithashtu për korrupsion.

Sali Hasa, shënon edhe rastin e parë kur një prokuror u përball me procesin e vettingut ndërkohë që ndodhej me masë sigurie “arrest me burg”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...