Skafi rrezikoi të fundosej në det, policia ndihmon 8 familjarë në Spille

Më datë:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndihmuan drejtuesin e një skafi dhe 7 familjarë të tij në Spille, pasi mjeti rrezikonte të fundosej.

Sipas policisë, gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit se një mjet lundrues kërkonte ndihmë, rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare reaguan menjëherë, duke konstatuar një mjet lundrues tip skaf, në të cilin ndodheshin 8 shtetas, i cili kishte pësuar defekt në motor, ishte mbushur me ujë dhe rrezikonte të fundosej.

Policia i dha ndihmën e nevojshme drejtuesit të skafit dhe 7 familjarëve të tij, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në Karpen.

Të 8 shtetasit që ndodheshin në skaf ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tym i bardhë” në Kosovë, arrihet marrëveshja VV-LDK për presidentin

Është arritur, këtë të hënë, 31 gusht, marrëveshja mes...

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën një person, dy të rinj në Traumë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e...

Tragjedi në Vlorë, 32-vjeçari i arrestuar humb jetën

 Ka ndërruar jetë në paraburgimin e Vlorës, i arrestuari...

Dhunuan kamerierin, Gjykata e Durrësit cakton “arrest në burg” për dy të rinjtë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest...