Tragjedi në Pogradec, 37-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë rrugës për Tiranë

Më datë:

Një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim më të specializuar mjekësor.

Gruaja ishte paraqitur fillimisht në Spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve dhe konsultave, mjekët vendosën transferimin e saj drejt kryeqytetit. Gjatë transportit, në afërsi të Elbasanit, gjendja shëndetësore e 37-vjeçares është përkeqësuar dhe gruaja ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gruaja mund të ketë pësuar hemorragji të brendshme. Ajo ishte rreth 7 muaj shtatzënë. Sipas të dhënave nga spitali, 37-vjeçarja ka shkuar në spital rreth orës 1 të mëngjesit pasi kishte pasur dhimbje barku të cilat i kishte duruar në kushte shtëpie për 24 orë.

Pas mbërritjes në maternitet është konstatuar se kishte gjak në bark dhe është reanimuar deri në stabilizimin e gjendjes për tu nisur drejt Tiranës, por rrugës gjendja është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Megjithatë shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar zyrtarisht. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga veprimet procedurale dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi me të dërguarin e Trump, Balla: Shqipëria model i paqes dhe tolerancës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Zjarri në Kryezi drejt Helmasit/ Zjarrfikësit luftojnë pa ndërprerje, flakët mbahen larg banesave

Një vatër zjarri e raportuar rreth orës 10:00 të...

Përfaqësues të PD-së, takim me të dërguarin special të presidentit Trump

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kryetari...

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit

Deputetët do të rikthehen në sallën e seancave plenare...