Pas arrestimit me Agasin, Ulian Shpataraku transferohet në Peqin

Më datë:

Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, është transferuar në burgun e Peqinit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Shpataraku u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, në të njëjtin automjet me biznesmenin Ergys Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK prej rreth tetë muajsh. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë, Shpataraku ishte drejtuesi i automjetit, ndërsa Agasi ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Operacioni për arrestimin e tyre nisi pasi automjeti u pikas në Elbasan. Policia dhe strukturat e posaçme e ndoqën për rreth 40 kilometra në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas Durrësit, ku automjeti u bllokua në zonën e Plepave. Gjatë kontrollit të makinës, sipas burimeve të raportuara nga BalkanWeb, u gjetën rreth 4 mijë euro.

Akuzohet për përkrahje të autorit të krimit

Sipas SPAK, Shpataraku u arrestua në flagrancë për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”. Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se në momentin e arrestimit ai shoqëronte Agasin, i cili ishte person në kërkim nga drejtësia.

Më 29 gusht, GJKKO vendosi që Shpataraku të qëndrojë në burg. Ish-zyrtari i Policisë u la në masën “arrest me burg”, ndërsa ndaj tij vijon procedimi për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Shpataraku është ish-zyrtar i Policisë së Shtetit dhe konsiderohej person i besuar i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Ndërkohë, Ergys Agasi është lënë gjithashtu në burg nga GJKKO. SPAK e akuzon për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion aktiv.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dhunuan kamerierin, Gjykata e Durrësit cakton “arrest në burg” për dy të rinjtë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest...

Tragjedi në Pogradec, 37-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë rrugës për Tiranë

Një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën gjatë transportimit drejt...

Epokë e re për Apple, John Ternus merr drejtimin e kompanisë

John Ternus merr zyrtarisht detyrën si CEO i Apple,...

Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027

Fondi për rimbursimin e barnave pritet të shënojë rritje...