Situata në veri, Kurtit i kërkohet të pranojë kërkesat e aleatëve

Më datë:

Qeveria e Kosovës duhet të pranojë kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë për deeskalimin e situatës në veri, thonë analistët politikë për KosovaPress.

Sipas tyre vazhdimi i tensioneve në veri dhe acarimi i marrëdhënieve me ndërkombëtarët nuk janë në favor të Kosovës.

Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress se kryetarët e katër komunave në veri duhet të ushtrojnë mandatin e tyre në objekte alternative dhe pastaj të caktohet data për zgjedhjet e reja në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, kërkesa këto edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai thotë se propozimi pesë pikësh i kryeministrit Kurti dhe fokusimi vetëm në sundim të ligjit nuk mund të prodhojë zgjidhje.

Mungesë të vizionit për të ecur drejt depërshkallëzimit të situatës në veri, po sheh edhe analisti tjetër politik, Albinot Maloku.

Megjithatë, ai thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti shpeshherë ka pranuar kërkesat ndërkombëtare në momentin e fundit kur nuk është pritur që ai të ndryshojë.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë kufitar të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...