Legalizimi i kanabisit mjekësor, Noka: Projekt politik i nisur që në vitin 2013

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e cilësoi vendimin  për të legalizuar kanabisin mjekësor, si një projekt politik i nisur që në vitin 2013, kur socialistët erdhën në pushtet.

“Kjo nuk do të thotë se alarmi i Partisë Demokratike, opozites dhe gjithë shoqërisë, nuk duhet të ushtojë si asnjëherë më parë. Legalizimi pas kanabizmit është gozhda e fundit në arkivolin e Republikës. Përmbyllja e eksperimentit famëkeq të kanabizmit, i cili mori shumë e shume jetë njerëzish në luftën për territore të trafikut, që largoi shumë të rinj nga shkollat dhe shumë të tjerë nga Shqipëria, është shenja se Edi Rama nuk ndalet para asgjëje në konsolidimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, theksoi Noka, në një deklaratë për mediet.

Noka u shpreh se, “vendimi, që vjen menjëherë pas zgjedhjeve, fakton atë që Partia Demokratike e thotë çdo ditë me zë të lartë: nuk ka pasur zgjedhje, por farsë. Këtë farsë e ka mundësuar pushteti në bashkëpunim të ngushtë me bandat e drogës. Legalizimi është taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura”.

Noka vuri në dukje se, Partia Demokratike e dënon me ashpërsi këtë hap të radhës drejt çmendurisë dhe rrënimit të shtetit dhe të së ardhmes.

“Legalizimi i kanabisit nuk është asgjë më shumë se legalizimi i një sektori kriminal në të cilin qeveria ka qenë e angazhuar që në fillim. Legalizimi i kanabisit është një eksperiment i dështuar në vende të tjera dhe duke ditur kapacitetet tona dhe korrupsionin e zinxhirit shtetëror, Edi Rama inauguron në Shqipëri Republikën e Kanabisit”, tha Noka.

Duke i bërë thirrje deputetëve socialistë, Noka tha se, “duhet të vendosni si do mbeteni në histori, si socialistë apo kanabistë. Mbështetja e Ramës në këtë marrëzi nuk është politikë për mbajtjen e pushtetit, por dorëzim i fëmijëve tuaj dhe të shqiptarëve pushtetit të substancave narkotike dhe kriminalizim i ekonomisë shtetërore”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...