Situata e zjarreve, MM: 24 vatra të raportuara, 4 ende aktive

Më datë:

Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në vend ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri nga të cilat 4 janë ende aktive.

Vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Mallakastër, Fier, Selenicë, Finiq, Himarë, Kolonjë, Korçë, Përmet, Dimal, Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Tiranë, Kavajë dhe Kamëz.

Vatrat aktive janë si më poshtë:

Qarku Dibër – Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës, dy vatra janë ende aktive: njëra në krahun e Gurë Lurës, dhe zona tjetër afër kanalit të ujit të HEC-it, e cila konsiderohet e izoluar dhe është nën monitorim. Vatra e dytë, në krahun e Malit të Dejës, është e përhapur dhe ndihmuar nga era, me duke u zgjeruar drejt territorit të bashkisë Mat.

Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë – Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, vijon puna për shuarjen e një vatre të riaktivizuar. Deri tani janë përfshirë rreth 32 hektarë me shkurre dhe barishte. Zjarri është aktiv vetëm në një vatër mbi fshatin Vlash, që po monitorohet nga forcat operacionale.

Qarku Fier – Vatra e zjarrit në zonën Drenovë–Gorishovë, njësitë Qendër Dukas dhe Cakran, në bashkitë Mallakastër dhe Fier, vijon të jetë aktive. Për shkak të terrenit të thyer, erës së fortë dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, kontrolli i situatës ka qenë i vështirë. Aktualisht zjarri vazhdon me intensitet në zonat me ullishte të fshatit Gorishovë.

Qarku Vlorë – Bashkia Himarë – Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Ndërhyrja vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes, por pa mundur izolimin e plotë të vatrës. Operacioni për shuarjen po vijon edhe sot, me mbështetjen e forcave të Forcave të Armatosura.

Si pasojë e zjarreve janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 57 automjete zjarrfikëse dhe 538 forca operacionale. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, janë përfshirë edhe 2 helikopterë, 5 automjete zjarrfikëse dhe 120 efektivë nga Forcat e Armatosura. Sot, që prej orës 06:00, në terren ndodhen 50 trupa ushtarake dhe 5 automjete zjarrfikëse me personel mbështetës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje. Sa i përket rrezikut për zjarre në pyje, niveli “i lartë” pritet në qarqet: Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa niveli “i moderuar” në qarqet e tjera.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin për të ndërhyrë në kohë dhe për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

MM u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...