Ministri Malaj nga Lushnja: Siguria ushqimore është prioritet

Më datë:

Këtë të premte, 18 korrik, ministri i Financave Petrit Malaj ka vizituar dy biznese në qytetin e Lushnjes, nga ku iu drejtua me një thirrje të drejtpërdrejtë tregtarëve të pakicës, duke theksuar se çdo produkt që tregtohet duhet të shoqërohet me faturë tatimore.

“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë tregtarët e pakicës që çdo produkt që ata tregtojnë, qofshin këto produkte të bulmetit, qofshin këto produkte apo nënprodukte të mishit, do të duhet të jenë të shoqëruara me një faturë fiskale. Kjo jo vetëm në kuadër të formalizimit të tregut, por edhe në kuadër të sigurisë ushqimore.”, tha ministri.

Malaj theksoi se lëshimi i faturës fiskale për çdo shitje është një element kyç që mundëson gjurmueshmërinë e produktit nga ferma deri te konsumatori.

“Duhet të kuptohet që nëpërmjet faturës ne jemi në gjendje të bëjmë një gjurmueshmëri të produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorëve. Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve me pakicë që të fillojnë dhe të sigurojnë faturat e tyre të blerjeve për çdo mall që ata blejnë, në mënyrë që jo vetëm të formalizojnë aktivitetin e tyre, por nga ana tjetër edhe të sigurojnë dhe të garantojnë sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë”, shtoi ai.

Ministri Malaj i bëri thirrje të gjitha subjekteve të tregtimit me pakicë që të ndërgjegjësohen për detyrimet e tyre ligjore dhe të respektojnë rregullat tatimore, si një hap i domosdoshëm drejt ndërtimit të një tregu të drejtë, të formalizuar dhe të sigurt për të gjithë.

Vizita e tij e sotme në Lushnjë u bë në kuadër aksionit për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe përmirësimit të sigurisë ushqimore në vendin tonë, i cili po zbatohet në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia zbulon arsenal armësh në Tiranë, nënë e bir të dyshuar

Zbulohet një bazë armatimi në Tiranë. Në kuadër të...

Aksion i gjerë në burgje, sekuestrohen sende të ndaluara në Durrës dhe Rrogozhinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se ka...

Përfundon me sukses misioni hënor Artemis II

Astronautët e misionit Artemis II janë kthyer me sukses...

Ndahet nga jeta Eliot Engel, miku i madh i Kosovës

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel,...