Sinaj- Bardhit: E ke ves gënjeshtrën ti, po më sulmon pa prova

Më datë:

Mbledhja në Këshillin për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren, ku po diskutohet për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj, është shoqëruar me akuza dhe debate.

Deputeti Vullnet Sinaj tha se demokrati Gazment Bardhi po e akuzonte pa prova dhe po sulmonte padrejtësisht biznesin e tij të ndershëm.

Madje Sinaj tha se Bardhi “e ka ves gënjeshtrën”, dhe kjo nuk është pritur mirë nda deputeti i PD.

Sinaj: Nuk i ke sjellë provat, ke bërë një mocion që i kë ngritur si prova. Sot që ti diskuton me mua, kompania ime është donatore me buxhetin e shtetit. Kjo është ajo që unë erdha në politike, si biznesmen. Erdha për të punuar për shqiptarët, ato donacione që ka bërë kompania ime, kanë vajtur për interesa shqiptare.

Je deputet i të djathtës, po sulmon një biznes të ndershëm, jo mua si deputet. Merresh me mua për gjëra që janë për të qeshur. Do të godasësh një biznes të ndershëm dhe kjo është një nga tiparet e tua dhe vesit që i shton gjërat. Gënjeshtrën të thonë dhe gazetarët që e ke ves. Ta kanë thënë të gjithë.

Bardhi: Nuk më shqetëson fare përbaltja e asnjë gazetari. Me qetësi dhe profesionalizëm i kam shkuar të vërtetës sime deri në fund. Gjer më sot i nderuar koleg nuk ka rezultuar që ndonjë denoncim të ketë dalë ndryshe. Unë kur bëj një denoncim e kam tërësisht të provuar.

Nuk flas kurrë pa pasur dokumentin. Për biznesin tuaj nuk e kam baltosur, nuk është në tagrin tim të merrem me biznese private. Ama nëse më thua është për të qeshur të shkelësh kushtetutën, për mua është shumë serioze. Dhe një këshillë, më mir lër avokaten të flasë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...