Si Të Largoni Aromën E Vezës Në Çdo Recetë Gatimi

Besojeni ose jo, në botë ka shumë njerëz që nuk i honepsin vezët apo aromën e tyre.

Është pikërisht aroma që pengon shumë prej tyre të fusin vezën në gojë, duke i mohuar organizmit një sërë vlerash të rëndësishme.

Ekspertët thonë aroma e fortë e vezës i atribuohet një mase të vogël që shpaloset kur veza thyhet dhe hidhet në pjatë apo tigan.

Kjo masë e vogël dhe e ngjitshme ka ngjyrë pak më të errët dhe përmbajtje më të dendur se e bardha e vezës.

Masa në fjalë njihet ndryshe si ‘syri i vezës’ dhe jep aromën karakteristike e shpesh të padurueshme të vezës.

Atë mund ta hiqni me një lugë të vogël dhe më pas ta rrihni vezën  e ta gatuani atë.

Si Të Hiqni Aromën E Vezës Nga Enët E Gatimit

Njerëzit me nuhatje të mprehtë kanë receptorë më të fortë dhe e ndiejnë erën e vezës edhe në një enë të larë.

Rregulli i parë i pastrimit është që enët që përdorni për vezë t’i ndani nga të tjerat dhe t’i lani me sfungjerë të veçantë.

Por ka edhe mënyra të tjera për heqjen e kësaj arome .

Soda e Bukës

Soda e bukës heq çdo aromë të keqe.

Mbushni një enë të madhe me ujë dhe sodë buke dhe fusni në të të gjitha enët e përdorura.

Lërini në ujë për mbi një orë dhe më pas lajini me larës të zakonshëm.

Uthulla

Uthulla e tretur në ujë është ideale për heqjen e aromave të këqija.

Me uthull mund të bëni të njëjtën gjë si në rastin e sodës ë bukës , madje edhe të shtoni pak lëng limoni për një aromë freskie.

Aciditeti tek uthulla do të eliminojë tërësisht aromën e vezës.

Lëng Limoni

Limoni përmban acid citrik që eliminon të gjitha aromat.

Ju mund t’i spërkisni enët e përdorura me lëng limoni, ose t’i fërkoni me limon.

Kur enët të jenë pastruar lajini dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

Kafeja

Kafeja e tretur në ujë shërben shumë mirë për të pastruar aromat e këqija.

Enët mund t’i mbuloni me një tretësirë të tillë, t’i fërkoni e më pas t’i shpëlani me ujë të ftohtë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Bardhi replikon me Ramen: Të pastrohen zyrat e shtetit nga krimi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi replikon me kryeministrin Edi Rama, pasi ai në një postim në rrjetet sociale tha se në bashkitë...

Nuk ndalen gjobat për Google, tani BE-ja e dënon me 1.5 miliardë euro

Google është gjobitur me 1.68 miliardë dollarë (1.49 miliardë euro) për parandalimin e kompanive që përdorin produktin e saj AdSense që të shfaqin reklama...

KQZ largon nga lista e votuesve 46 mijë e 917 persona

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është bërë shqyrtimi dhe certifikimi i...

Së fundi

“Shkelën armëpushimin”, Azerbajxhani akuzon Armeninë për luftime gjatë “paqes”

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të hënën se forcat armene shkelën një armëpushim të rënë dakord të dielën dhe hodhën granata në fshatra...

Tensionohen raportet mes Macron dhe botës arabe

Deklaratat dhe politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron karshi islamizmit në Francë dhe insistimin e tij për të rishfaqur karikaturat e profetit Muhammed, ka...

Mitsotakis flet për kufijtë detarë: E drejta për t’u zgjeruar me 12 milje në Jon nuk diskutohet apo kushtëzohet, më pas shkojmë në Hagë...

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për herë të parë në parlement lidhur me dakordësinë me Shqipërinë për të çuar në Hagë çështjen e kufijve detarë. Ai...