Si përhapen viruset nëpër zyra, çdo sezon është një bakter që vjen vërdallë

Më datë:

Mjafton vetëm një sipërfaqe e kontaminuar që një virus të infektojë një zyrë të tërë. Miliona vetë nëpër botë i kanë braktisur vendet e tyre të punës me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, dhe kjo nuk është thjesht një masë paraprake, thotë BBC.

Zyrat, thotë gjigandi mediatik, janë “vatra” të përhapjes së viruseve dhe baktereve. Çdo sezon, është një virus që vjen vërdallë. Një person të mbërrijë në zyrë duke tështirë apo kollitur, e virusi do t`i kalojë edhe kolegëve, të cilët do të vazhdojnë reaksionin zinxhir.

Kërkime të shumta e kanë dëshmuar se zyrat janë një vend ku sëmundjet mund të përhapen lehtë. “ Njerëzit kalojnë nëpër zyra një pjesë të mirë të jetës, dhe sipërfaqet e përbashkëta atje preken nga një numër i madh njerëzish, ndërsa mikrobet ka dhe në ajër”, thotë Krissi Hewitt, North Carolina School of Science and Mathematics.

Me pak fjalë, shumë vende që prekni në zyrën tuaj mund të jenë përhapës të fuqishëm të viruseve. Jonathan Sexton, kërkues në College of Public Health në Universitetin e Arizonës, zbuloi se ndër objektet më të rrezikshme në këtë drejtim janë dorezat e frigoriferëve, dorezat e sirtarëve, rubinetat, aparatet e kafesë. Për këtë u bë dhe një eksperiment nga Shoqata amerikane e mikrobiologjisë.

Studiuesit vendosën vendosën vetëm një kampion të një virusi të pamdëmshëm në dorezën e një dere e një tryezë të një godine me zyra. Zona e parë që u kontaminua ishte vendi ku punonjësit mblidheshin gjatë pushimit. Brenda katër orësh, virusi mund të gjurmohej në 40 deri në 60% të punonjësve, vizitorëve dhe objekteve më të prekura.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për...

Ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në mënyrë të paligjshme, tre në pranga

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe...

Firmoset marrëveshja me SHBA-Greqi, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

https://www.youtube.com/live/gsNmhKzzHAE?si=jFdCMZssHVJNJU9r “Deri një dekadë më parë ishte në buzë të...

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...