Shqiptari del me koronavirus, karantinohen 6 policë dhe gjithë të ndaluarit e tjerë

Më datë:

Një rajon policie në Greqi është vënë në alarm, pasi një shqiptar ka rezultuar me Covid-19.

Për këtë arsye i janë nënshtruar një karantine 14-ditore gjashtë policë dhe gjithë të ndaluarit që ndodheshin në  rajon.

Ngjarja ndodhi paraditen  e së enjtes në rajonin e policisë Omonia në Athinë, ku një shtetas 35 vjeç, i ndaluar në pritje të deportimit për Shqipëri u tha policëve se nuk ndihej mirë dhe pasi u testua u gjet pozitiv me Covid.

Shtetasi shqiptar, emri të cilit nuk publikohet për momentin, po mbahet në spital nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa 6 policët që patën kontakte me të u vunë në karantinë.

Rajoni i policisë do të dezinfektohet, kurse autoritetet thanë se në të do të punojë vetëm personeli i domosdoshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...