Shkatërrohet me shpërthim të kontrolluar ura e Babrroit

Më datë:

Ura e Babrroit është shkatërruar me shpërthim të kontrolluar në kuadër të realizimit të projektit të “Unazës së Madhe” dhe “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, zona 5 Maji”.

Gjatë procesit të demolimit, ka pasur masa strikte sigurie dhe janë ndaluar kalimet e këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës, më herët u njoftuan të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se për arsye sigurie do të ndërpritej qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë.

Gjatë kësaj periudhe, u ndalua kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë janë të pranishme në terren për t’u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...

Policia e Vlorës kontrolle në Lungomare për nivelin e zhurmës

Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet në zonën turistike...

Hoxha: Shqipëria po ndërton një mbrojtje më të fortë ndaj kërcënimeve hibride

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Buxheti me suficit 52.8 miliardë lekë në gjashtëmujor, të ardhurat u rritën me 12.2%

Buxheti i shtetit regjistroi një suficit prej rreth 52.8...