Hoxha: Shqipëria po ndërton një mbrojtje më të fortë ndaj kërcënimeve hibride

Më datë:

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në Ministerialin mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Ministerialin ku merrnin pjesë përfaqësues nga më shumë se 60 vende, Hoxha theksoi se, “ekstremizmi politik dhe përdorimi i dhunës për të arritur objektivat politike përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë demokracisë”.

“Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë: në një demokraci, nuk ka as vend dhe as justifikim për dhunën si mjet politik. Historia jonë na kujton këtë lloj rreziku. Dikur një diktaturë brutale komuniste, që jetonte në një botë pa dritë dhe pa shpresë, sot si një demokraci e vendosur, një aleate e përkushtuar e NATO-s, një vend kandidat për t’u bashkuar së shpejti me Bashkimin Evropian dhe një partner i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, ne në Shqipëri e dimë çmimin e lirisë dhe rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike të fituara me mund”, deklaroi Hoxha.

“Ne duhet të forcojmë qëndresën demokratike, të luftojmë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj, të përballemi me kërcënimet e sponsorizuara nga shtetet, duke përfshirë sulmet kibernetike keqdashëse”, theksoi Hoxha.

Hoxha u ndal në sulmet e vazhdueshme kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë.

“Duke u përballur me sulme të vazhdueshme kibernetike dhe hibride nga Irani, Shqipëria ka zhvilluar qendruëshmëri dhe aftësi të konsiderueshme, një fushë ku vigjilenca dhe investimi i vazhdueshëm janë thelbësore”, tha ai.

Për Ministrin e Jashtëm, bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm.

“Në botën e sotme të ndërlidhur, asnjë vend nuk është imun. Demokracitë flasin të njëjtën gjuhë. Prandaj, ato duhet të bashkëpunojnë më ngushtë, të ndajnë informacion, të shkëmbejnë praktikat më të mira dhe të mobilizojnë të gjitha mjetet e disponueshme për të adresuar sfidat e përbashkëta që kërcënojnë sigurinë tonë, institucionet tona dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës”, përfundoi Hoxha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...