Shifrat në rritje/ Kufizohet lëvizja në kufirin me Malin e Zi, ja kush do lejohet të kalojë gjatë fundjavës

Më datë:

Kufizohet lëvizja në pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit, për shkak të situatës së rënduar nga pandemia e koronavirusit.

Referuar shifrave në rritje nga koronavirusi në vendin tonë, autoritetet malazeze kanë vendosur disa kufizime, që do të vijojnë përgjatë kësaj fundjave.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër:

Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:

Autoritetet e Policisë Malazeze, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Pikës së Kalimit Kufitar Bozhaj/Hani i Hotit, sqarojnë se në kuadër të kufizimeve të reja për shkak të pandemisë COVID-19, deri ditën e hënë, datë 23.11.2020, do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).
Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.

Nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.

Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.

Policia Kufitare Shkodër, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitar.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...