Sherri mes të rinjve në Fier që agravoi deri te prindërit, zbardhet atentati ndaj nënë e bir!

Më datë:

Është zbardhur ngjarja e djeshme, ndodhur te mbikalimi i fshatit Dërmenas në Fier rreth orës 14:00. Sipas policisë, është vënë në pranga 66 vjeçari i cili bashkë me djalin e tij qëlloi me armë zjarri në drejtim të nënë e bir.

Të Mërkurën u raportua se 50 vjeçarja ishte plagosur nga të shtënat, por ajo dhe djali i saj janë dëmtuar nga goditja e motorit me të cilin lëviznin. Djali i autorit i cili në atë moment po i jepte makinës është shpallur në kërkim nga blutë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2025, te mbikalimi i fshatit Dërmenas, ku shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, babë e bir, të dy banues në këtë fshat, dëmtuan shtetasit H. M., 26 vjeç dhe S. M., 50 vjeçe, nënë e bir, të dy banues në fshatin Sulaj, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 66-vjeçari”, njofton Policia.

Mësohet se shkak është bërë një konflikt i mëparshëm mes dy të rinjve. Lidhur me këtë, gazetarja e Klan News Anila Sefa thotë se sherri ka ndodhur disa muaj më parë në ambientet e një lokali. Fillimisht ka nisur me sharje e fyerje, deri në përdorimin e sendeve të forta.

“Nga këto veprime dyshohet se shtetasit A. C. dhe A. C., për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet 23-vjeçarit dhe 26-vjeçarit, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit H. M. dhe S. M.

Në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe prova që do t’i shërbejnë hetimit për këtë ngjarje. Gjithashtu, janë sekuestruar njëri prej automjeteve të përdorur prej autorëve dhe 3 celularë.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtjeshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, thuhet më tej.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...