“Shpirti mamit ti”, del mesazhi zanor i Ilaria Sulës. Prindërit rrëfehen mes lotësh

Më datë:

Për Flamur dhe Gëzime Sulën dhimbja nuk do të shuhet kurrë. Vajza e tyre, vetëm 22 vjeç, u shua padrejtësisht.

Ilaria kishte shkuar për të studiuar në Romë për statistikë, një degë që e donte shumë, por jeta iu ndërpre në mes nga dora e ish të dashurit të saj, një 23-vjeçar me origjinë filipinase, Mark Antony Samson.

Prindërit e saj kanë folur për televizionin italian RAI. Dhimbja është e paimagjinueshme.

“Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka Ilaria për mua, ishte gjithçka. Ma shkulën nga zemra”, shprehet mamaja e saj.Gëzime Sula fletë për RAI-n

Flamuri kërkon drejtësi për vajzën e tij. Ai thotë se Ilaria nuk ishte një objekt që e trajtuan në atë mënyrë çnjerëzore.

“E vranë dhe e hodhën brenda një valixheje. Çfarë ishte ajo, një objekt? Vajza ime nuk ishte një objekt, nuk ishte një triko, as një palë këpucë, por njeri”, thotë mes dhimbjes që i dallohet në sy i ati.Flamur Sula flet për RAI-n

Pavarësisht qindra telefonatave, asnjë mesazh nuk vinte nga Ilaria. Gëzime Sula thotë se menjëherë ka menduar më të keqen. Por ajo që ia shton dozën kësaj tragjedie është mamaja e autorit.

“Mamaja duhet të telefononte menjëherë ambulancën e urgjencën dhe jo ta ndihmonte që ta hidhnin”, tha Flamur Sula.

Së shpejti, Ilaria do të diplomohej, një ditë që mezi e priste.

“Fliste edhe për fustanin që donte të vishte për diplomimin”, tha mamaja.

Tashmë familjes Sula i kanë mbetur vetëm kujtimet dhe ky audiomesazh.Mesazhi zanor i publikuar nga RAI

Familja Sula falenderoi të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore të vajzës së tyre.

“Gjithë ata njerëz që morën pjesë në hidhërimin tonë më dhanë forcë mua dhe familjes. I falenderoj forcat e policisë në Romë dhe Terni për punën e tyre. Falenderoj të gjithë studentët, shokët e klasës dhe miqtë e Ilarias. Falenderoj komunitetin italian dhe shqiptar që ishin pranë familjes sime. Faleminderit të gjithëve”, tha Flamuri.

Në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës janë arrestuar Mark Antony Samson dhe mamaja e tij. Kjo e fundit e ndihmoi që të fshihte trupin e pajetë.

Sipas hetimeve, pas vrasjes Samson ka shkuar për të ngrënë me një shoqen e Ilarias. Madje ai ka përdorur telefonin e saj për të devijuar hetimet duke dërguar mesazhe sikur ishte ajo dhe se do të kthehej.

Këto veprime tregojnë shumë për natyrën e vrasësit filipinas që i mori jetën një vajze në lule të rinisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...