SHBA, shkon në 389.865 numri i të vdekurve nga COVID-19

Më datë:

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 389.865, prej të cilëve 4.401 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 227.089, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.379.158.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,82 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 275,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,8 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.016 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,49 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,19 milionë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Arrestohet një prej grabitësve të argjendarisë, vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorin”

Është arrestuar këtë të enjte, një nga autorët e...

“Topalli kujton debatet për integrimin: Sot flasin ndryshe për Perëndimin”

Në seancën e sotme plenare Jozefina Topalli, u ndal...

Seanca plenare e Kuvendit, shtyhet interpelanca me Kryeministrin Rama

 Kuvendi shtyu interpelancën me Kryeministrin Edi Rama i cili...

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...