Seanca plenare e Kuvendit, shtyhet interpelanca me Kryeministrin Rama

Më datë:

 Kuvendi shtyu interpelancën me Kryeministrin Edi Rama i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Korenë e Jugut.

Në nisje të seancës së sotme plenare, ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi paraqiti rendin e ditës, u shty për në datë tjetër interpelanca me Kryeministrin dhe me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari po ashtu për arsye pune.

Në seancën e sotme ishte planifikuar interpelanca urgjente e kërkuar nga një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu edhe deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri kishin kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Një tjetër interpelancë urgjente ishte kërkuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputetë të Partisë Demokratike.

Ndërkaq, Kuvendi vijon punimet me mbajtjen e dy interpelancave me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, të kërkuara nga deputetët e opozitës Erisa Xhixho dhe Saimir Korreshi.

Po ashtu, deputeti Erald Kapri ka kërkuar edhe një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në rend dite janë përfshirë edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputeti Erion Braçe. Gjithashtu deputetja Ina Zhupa do të zhvillojë interpelancë më ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Më pas seanca do të vijojë me interpelancën me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Gjithashtu, seanca miratoi me 72 vota pro dhe punimet e kalendarit për datat 25 maj-12 qershor 2026.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Haxhiu, kandidate për kryeparlamentare

Albulena Haxhiu do të jetë emri si kandidate për...

Dosja “SASPAC” nuk kalon për gjykim, GJKKO i lë afat SPAK deri më 30 tetor

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata...

Trafik droge drejt Finlandës, SPAK merr 11 të pandehur

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur 11 persona,...

Balla: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në fillon në shtator me fondet e para

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, 27 korrik,...