Në seancën e sotme plenare Jozefina Topalli, u ndal tek çështja e integrimit duke iu përgjigjur akuzave të mazhorancës. Topalli renditi arritjet e PD ndër vite duke theksuar kontributin e saj në çështje shumë të rëndësishme për vendit.
“Ministri flet për opozitën dhe PD. Por është PD që në 30 vite ka integruar vendin dhe e ka orientuar drejt perëndimit. Është PD që e ka futur në OSBE, në Këshillin e Europës, kur ata andej e quanin Europën “molla e gjysmë e kalbur. Është PD që ka firmosur paktin e stabilizim-asocimit.
PD ka ratifikuar në të gjitha vendet anëtare të BE këtë marrëveshje…Është PD që mund të hapte negociata 13 vite më parë, por kjo forcë politike dhe ai që duhet të ishte në atë karrige nuk pranonin”, tha ajo,.


