SHBA përditëson udhëzimet: Qëndroni mbi 6 m larg nga burimi i infeksionit, përhapet nga ajri.

Më datë:

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka pranuar se COVID-19 mund të përhapet përmes grimcave të vogla në ajër që mund të qëndrojnë pezull deri në disa orë dhe nga një distancë e konsiderueshme.

CDC-ja ka këmbëngulur për një kohë të gjatë se koronavirusi mund të përhapet kryesisht mes dy personave që janë dy metra larg njëri-tjetrit, përmes stërkalave nga i foluri, frymëmarrja, kola ose të tështirat.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka azhornuar udhëzimet e saj për mënyrën se si përhapet Covid-19, përfshirë edhe informacione në lidhje me mundësinë që ai transmetohet edhe nga ajri.

“CDC vazhdon të besojë, bazuar në shkencën aktuale, se njerëzit kanë më shumë të ngjarë të infektohen kur qëndrojnë sa më gjatë dhe sa më afër me një person me COVID-19”, thuhet në një raport të agjencisë amerikane.

Përditësimi i sotëm pranon se në disa raste të kufizuara dhe rrethana të pazakonta, infektimi mund të ndodhë edhe kur jemi deri 6 metër larg nga një person pozitiv nga Covid, me apo pa simptoma.

Kjo ndodh zakonisht në hapësira me ventilim të dobët apo të mbyllura dhe që shpesh aty këndohet apo kryen aktivitete sportive, pra salla koncertesh, pub-e apo palestra ku Covid mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në ajër pasi këto hapësira dhe mjedise mund të kontribuojnë në grumbullimin e grimcave me virus.

Muajin e kaluar, agjencia përditësoi  udhëzimet e saj dhe u shpreh se Covid përhapet edhe në ajër por pastaj papritur e hoqi këtë udhëzim duke u justifikuar se ishte postuar gabimisht.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se njerëzit mund të mbrojnë veten nga koronavirusi duke qëndruar 6 metra larg të tjerëve, duke mbajtur maskë, duke larë duart shpesh, duke pastruar sipërfaqet dhe duke qëndruar në shtëpi kur janë të sëmurë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...