20.5 C
Tirana

SHBA dhe Serbia drejt dialogut strategjik, Vuçiç takim me Rubion në New York

Më datë:

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Sipas Departamentit të Shtetit, takimi u përqendrua te thellimi i partneritetit mes dy vendeve dhe nisja e një dialogu strategjik dypalësh, që pritet të zhvillohet së shpejti.

Në agjendë ishte gjithashtu edhe pjesëmarrja e SHBA-ve në panairin ndërkombëtar EXPO 2027, i cili do të mbahet në Beograd.

Vuçiç falënderoi SHBA-të për rolin e saj në garantimin e sigurisë së popullit serb në Kosovë përmes pranisë së trupave amerikane në misionin e KFOR-it. Ai e përshkroi takimin si “të rëndësishëm dhe domethënës”, duke theksuar se fokusi i bisedimeve ishte ekonomia, tregtia dhe çështjet e sigurisë.

“Diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, trajtimin e tarifave amerikane, mundësinë e investimeve të reja, si dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe teknologjisë,” deklaroi presidenti serb.

Ai shtoi se Serbia vlerëson mbështetjen e SHBA-ve në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, që sipas tij mbetet një nga objektivat strategjikë të vendit.

Vuçiç përfundoi deklaratën duke nënvizuar se “një dialog i hapur dhe i sinqertë, i bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë, është mënyra më e mirë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës zbret në porte

Kina ka vendosur tarifa të reja për anijet amerikane...

Revolucion në komunikim: BE heq tarifat roaming për Shqipërinë nga viti i ardhshëm!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi...

Forumi i Investimeve| Rama merr fjalën në aktivitetin për Inteligjencën Artificiale

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë këtë të martë,...

Miqësorja “Shqipëri-Jordani”, ja akset rrugore që do të bllokohen

Miqësorja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në...