Merz: Gjermania po kalon një nga fazat më sfiduese mes trazirave globale

Më datë:

Gjermania po përballet me “një nga fazat më sfiduese” në historinë e saj të afërt mes trazirave globale, deklaroi sot  kancelari Friedrich Merz, teksa mbrojti buxhetin e propozuar për vitin 2026 gjatë një debati në parlament.

Merz mori një vendim të diiskutueshëm që të qëndrojë në Berlin për t’u fokusuar në çështjet e brendshme këtë javë, ndërkohë që liderët botërorë janë mbledhur në  Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Situata e tensionuar ndërkombëtare ishte një nga temat kyçe të fjalimit të tij para deputetëve në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit gjerman.

Merz argumentoi se “i gjithë komuniteti perëndimor i vlerave po përballet ndoshta me provën më të madhe”, mes konflikteve të vazhdueshme dhe mosmarrëveshjeve tregtare.

Kancelari theksoi se pasiguria ka pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë gjermane, e cila mbështetet në tregjet globale dhe në një rend botëror të bazuar në rregulla.

“Vetëm një ekonomi e orientuar drejt rritjes do të gjenerojë burimet që na duhen për të financuar infrastrukturën, për të ushtruar solidaritet dhe për të garantuar sigurinë sociale në afat të gjatë”, tha Merz, duke paralajmëruar se sindikatat dhe punëdhënësit janë thellësisht të shqetësuar për humbjen e vendeve të punës.

“Prandaj duhet të veprojmë, duhet ta bëjmë shpejt dhe duhet ta bëjmë tani”, shtoi ai.

Megjithatë, ai hodhi poshtë kritikat nga partitë opozitare se qeveria synon të shkurtojë sistemin e mirëqenies së vendit.

“Qëllimi i reformave që po nisim nuk është të shkatërrojmë shtetin social, por ta ruajmë atë ashtu siç na nevojitet realisht”, këmbënguli kancelari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...