Miqësorja “Shqipëri-Jordani”, ja akset rrugore që do të bllokohen

Më datë:

Miqësorja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 19:00, mes Shqipërisë dhe Jordanisë, do të pasojë e në kufizim të përkohshëm të disa akseve rrugore përreth stadiumit “Arena Kombëtare”.

Kështu, sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, kufizimi do të nisë nga ora 17:00, e deri në përfundim të ndeshjes për rrugët “Dervish Hima”, “Gjergj Filipi”, segmenti pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:
• Rrugën “Dervish Hima”;
• Rrugën “Gjergj Filipi”;
• Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
•rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë“, njofton policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...