4.5 C
Tirana

Shalsi: I ashtuquajturi rikthim i Berishës, konfirmim i dështimit të tij politik

Më datë:

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, njëherësh edhe deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi foli sot në Kuvend pas paraqitjes nga Berisha të amendamentit për minimumin jetik në projektbuxhetin 2025.

Shalsi tha se Berisha i kishte të gjitha mundësitë që mbas disfatës lapidare të 2013-ës, të tërhiqej nga jeta politike dhe natyrisht t’i hapte udhën dikujt që në fakt, siç u shpreh ai, e bëri për Lulin po siç e bëri, ashtu edhe e zhbëri.

Shalsi iu drejtua deputetëve të opozitës që ata t’i rikthehen kujtesës historike dhe të kaluarës politike të Berishës që është një dëshmi, për situatën ku ndodhet Partia Demokratike sot.

“E dini fare mirë historinë politike të Sali Berishës dhe unë e di fort mirë se ç’mendon për Berishën pjesa më e madhe prej jush. Shikoni historikun e tij politik dhe do të kuptoni se nuk jeni gjë tjetër vetëm dejavu’ e historive të kaluara politike të tij. Berisha mbetet një rudiment politik, ndaj ky i ashtuquajtur rikthim është thjesht konfirmim i dështimit të tij politik”, tha Shalsi.

“Jeni mjaftueshmërisht të zgjuar për ta kuptuar që koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. I kishte Saliu në dorë dhe minimumin jetik, edhe për të përndjekurit, kishte mundësi tetë vjet edhe për pronarët, por talljen më të madhe nuk na e ka bërë ne. 11 mijë kilometra deklaronte Saliu rrugë të bëra në 2012-2013 dhe Shkodrën tuaj nuk e kishte lidhur ende”, tha Shalsi.

Sipas deputetit të PS, Berisha “la një mal me borxh, ndaj shtresave në nevojë, invalidëve, ndërsa e çoi në buzë të humnerës sistemin energjetik shqiptar dhe më vjen keq që duartrokisni rikthimin e tij”.

“Lidershipi ka disa kualitete, një prej të cilave është kurajoja. Ato që mendon t’i përputhësh më ato që bën dhe ato që thua. Ndaj, përveçse keqardhje Sali, nuk të ndihmoj dot! Humbe shansin e jetës për t’u tërhequr dhe të lije historinë të gjykonte mbi ty, vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar, që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar. Nuk je më përfaqësuesi i tyre dhe je i dënuar të vuash në këtë moshë marazin dhe turpin e të larguarit nga politika në një mënyrë aspak dinjitoze”, vijoi ai.

“Faleminderit për amendamentin! Ishte shumë i dobishëm për t’u treguar shqiptarëve se cili je dhe mbetesh tashmë një rudiment politik”, përfundon deputeti Shalsi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...