Seanca për Veliajn, avokati Ndreca nuk u paraqit pasi ishte në gjyq tjetër, gjobitet me 50 mijë lekë

Më datë:

Seanca gjyqësore për dosjen e SPAK ndaj Erion Veliajt është zhvilluar sot në GJKKO, por mungesa e avokatit të tij, Plarent Ndreca, ka sjellë shtyrjen e procesit.

Ndreca nuk u paraqit në sallën e gjyqit, pasi kishte një tjetër çështje gjyqësore në Gjykatën Civile të Tiranës. Për këtë arsye, ai kishte depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ishte në pamundësi objektive për të marrë pjesë.

Gjykata vendosi t’i vendosë avokatit Plarent Ndreca një gjobë prej 50 mijë lekësh, duke vlerësuar se në seancën e kaluar ai nuk kishte ngritur pretendime për datën e seancës së sotme dhe se sjellja e tij është bërë shkak për shtyrjen e procesit.

Në vijim të seancës, GJKKO caktoi edhe një mbrojtës kryesisht për Erion Veliajn, duke emëruar avokaten Valentina Teodoresku.

Për Ajola Xoxën, gjykata vendosi që gjykimi të vijojë në mungesë, pasi sipas saj raporti i lëshuar nga mjeku nuk tregon pamundësi objektive për të marrë pjesë në seancë.

Seanca e radhës është caktuar më 15 shtator, ora 10:00.

Po ashtu pezullohen dhe afatet e paraburgimit par Erjon Veliajn

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës, pamjet ekskluzive nga Posta: Ish-shefja e financës largohet pasi merr paratë nga arka

Ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni...

Nufi: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se vendimi...

Baqaj apelon në Gjykatën e Lartë: Garanci pasurore në këmbim të heqjes së arrestit

Ish-ministri Ilir Beqaj i është drejtuar ditën e sotme...

Gonzato vlerësohet me Yllin e Madh të Medaljes “Benemerenti”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka...