Dhuna në lokal, dy punonjës në pranga pas përplasjes me turistët turq në Golem

Më datë:

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal në zonën e plazhit në Golem.

Policia bën me dije se pas njoftimit për konfliktin, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh shkuan në vendngjarje dhe nisën veprimet për identifikimin e personave përgjegjës.

Në pranga u vunë shtetasit David Kondo dhe Eluert Qose, banues në Durrës, përkatësisht menaxher dhe punonjës në subjektin ku ndodhi konflikti.

Njoftimi

U konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta, me 5 pushues turq, arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë (punonjës në subjektin ku ndodhi konflikti).

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në plazh, në Golem, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit D. K., 33 vjeç dhe E. Q., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, përkatësisht menaxher dhe punonjës në hapësirën e plazhit në këtë subjekt, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetesisë publike”, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 2 pushues turq;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”, për shtetasit I. Sh., 48 vjeç dhe T. D., 49 vjeç, përkatësisht banakier dhe punonjës sigurie në këtë subjekt, pas dyshohet se kanë goditur dhe kanosur 3 shtetas turq.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës, pamjet ekskluzive nga Posta: Ish-shefja e financës largohet pasi merr paratë nga arka

Ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni...

Nufi: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se vendimi...

Baqaj apelon në Gjykatën e Lartë: Garanci pasurore në këmbim të heqjes së arrestit

Ish-ministri Ilir Beqaj i është drejtuar ditën e sotme...

Gonzato vlerësohet me Yllin e Madh të Medaljes “Benemerenti”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka...