Scholz: Të përshpejtohen negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Indi

Më datë:

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për përshpejtimin e negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe Indisë.

Në fillim të vizitës së tij në Nju Delhi, Scholz bëri thirrje gjatë një konference biznesi për një përparim të shpejtë dhe një përfundim të shpejtë të bisedimeve, të cilat filluan në vitin 2007.

“Unë jam i sigurt se nëse punojmë për këtë së bashku, kryeministër, kjo mund të ndodhë në muajt në vijim dhe jo në vite”, tha sot kancelari gjerman – duke iu drejtuar liderit indian, Narendra Modi.

Negociatat u ngrinë në vitin 2013 dhe rifilluan në vitin 2022. Faktorët pengues përfshijnë tarifat e larta indiane për makinat, mbrojtjen e pronësisë intelektuale në sektorin farmaceutik dhe aksesin në treg në bujqësi, që është kryesisht një shqetësim për Indinë.

Scholz po viziton Indinë për herë të tretë në mandatin e tij gati tre-vjeçar. Qëllimi i vizitës është konsultimi i shtatë i qeverisë gjermano-indiane, ku marrin pjesë katër ministra nga kabineti i tij.

Scholz theksoi se bashkëpunimi ushtarak me Indinë është gjithashtu një fokus. Aktualisht, “ThyssenKrupp Marine Systems” po negocion ndërtimin e gjashtë nëndetëseve për Marinën Indiane.

Një fregatë gjermane dhe një anije furnizimi janë aktualisht pranë bregdetit indian për të marrë pjesë në një manovër të përbashkët ushtarake. Scholz ka planifikuar të vizitojë nesër ushtarët në shtetin indian perëndimor, Goa.

“Mesazhi ynë i përgjithshëm është i qartë: Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim, jo ​​më pak,” tha Scholz.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Raporti i PE vë në dukje përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

Pakti politik para zgjedhjeve, Osmani për Presidente, Abdixhiku për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i hyjë garës në...

Ambasadorja franceze: Nuk ka bllokim negociatash, jemi afër rezultatit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard deklaroi se...

SPAK ngre akuza të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve...