11.5 C
Tirana

Samsung po punon në një veçori që përdoruesit e kanë pritur për shumë kohë

Më datë:

Samsung dyshohet se po punon për të sjellë lidhje satelitore në telefonat e tij inteligjentë.

Me Android 15 që mbështet zyrtarisht lidhjen satelitore, shumica e telefonave më të mirë Android thuhet se do ta kenë këtë opsion herët a vonë.

Por, siç qëndrojnë gjërat tani, duket se telefonat inteligjentë Google Pixel dhe Samsung Galaxy do të jenë të parët që do ta fitojnë këtë funksionalitet, përcjell Telegrafi.

Siç raportojnë mediat e huaja, gjiganti teknologjik do t’i lejojë përdoruesit të komunikojnë përmes satelitit, diçka që përdoruesit e iPhone 14 dhe iPhone 15 tashmë mund ta bëjnë.

Megjithatë, zbatimi i funksionit në Android do të dallojë, pasi jo vetëm që do t’ju lejojë të lidheni me shërbimet e urgjencës kur rrjeti nuk është i disponueshëm, por edhe t’i dërgoni mesazh miqve dhe familjes.

Bëhet e ditur se funksionaliteti do të integrohet në aplikacionet SMS dhe MMS, me Google Messages që do ta mbështesë atë fillimisht.

Pra, ndërsa Samsung Messages mund t’ju njoftojë kur pajisja juaj është e lidhur me një satelit, ajo do t’ju drejtojë te Google Messages për dërgimin dhe marrjen e teksteve nëpërmjet tij.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga kompania se kur saktësisht do të arrijë funksioni. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarja e rëndë në Durrës: Ndërron jetë i mituri pas konfliktit të nisur online

Një lajm i trishtë ka ardhur nga reanimacioni qendror...

Xhaçka: Mazhoranca punon, ju prodhoni akuza

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare...

Nuredin Dumani akuzohet për grabitjen e 12 milionë lekëve, dëshmon kambisti

Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur...

Peleshi i kthehet Nallbatit: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët, shihu në pasqyrë dhe…

Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i...