Peleshi i kthehet Nallbatit: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët, shihu në pasqyrë dhe…

Më datë:

Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati, i kërkoi debat kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi sa i përket situatës në Devoll.

“Nëse pretendon se është e kundërta, të kam bërë një ftesë gjatë fushatës që unë, ti, ky tjetri këtu sipër, ai guaku i bashkisë, të ulemi në sheshin e qytetit të bëjmë një debat.

Nuk patët guxim. Ju ftoj prapë, ulemi në qendër të qytetit të Bilishtit, ftoj të gjithë qytetarët e Devollit dhe e bëjmë aty debatin. Shohim nëse qëndrojnë ato që thoni ju apo ato që them unë”, tha ndër të tjera Nallbati.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, iu kthye duke thënë: “Duhet të qërosh fjalorin dhe duhet t’i drejtohesh kolegëve me respekt, pavarësisht mendimeve të kundërta.

Nëse një koleg ose qytetarët nuk shoqërohen me ty në një shesh të qytetit ose fshatit, mos e shih problemin te ata, por shihu në pasqyrë dhe shihe problemin te vetja”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia tejkaloi kompetencat gjatë protestave/ 7 efektivë pezullohen, 55 ankesa nën hetim

Në një takim në Korçë që kishte në fokus...

Të rinjtë përleshen me thika në Has, tre të plagosur, njëri dërgohet në gjendje të rëndë

Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku...

PD në krah të studentëve/ Berisha fton qytetarët në protestën e nesërme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja...

Ora ndryshon ditën e diel, një orë më shumë gjumë në mëngjes

Natën mes së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës,...