Sallatë me kunguj dhe ullinj jeshilë

Më datë:

Për 4 persona nevojiten:4 kungulleshka
1 filxhan çaji ullinj të gjelbër
1 filxhan çaji selino të prerë hollë
1 kastravec
3 vezë të ziera
1 qepë e thatë, e prerë hollë

Për dressing nevojiten:

3 lugë gjelle uthull e bardhë
1/3 filxhan çaji vaj ulliri
1 thelb hudhër
Lëkurë e grirë e një limoni
4 fileto sardelesh konserve
1 lugë gjelle kaperi konserve

Rrahim në mikser të gjitha lëndët që nevojiten për dressing. Presim kungulleshkat në feta të holla dhe i marinojmë në dressing të vendosura në frigorifer për rreth 1 orë. U heqim bërthamat ullinjve dhe i presim në feta të holla. Presim gjithashtu për së gjati kastravecin, i heqim farëzat dhe e ndajmë ne rripa të hollë. Perziejmë kungulleshkat e marinuara me qepët, selinon, ullinjtë dhe kastravecin. Për garniturë përdorim vezët e ziera, të ndara në katërsh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Autorët e vrasjes në Mirditë ikën nga Rruga e Kombit, policia dyshon për bashkëpunëtor

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati...

Berisha niset sot drejt SHBA-ve, kalon oqeanin pas 14 vitesh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha niset sot, 4...

Trump çon në Gjykatën Supreme betejën për votimin me postë

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme...

Dyert e GJKKO-së mbyllen për mediat, Avokatia mblidhet më 8 shtator

Mbas mbylljes së dyerve për mediat nga Gjykata e...