Mbas mbylljes së dyerve për mediat nga Gjykata e Posaçme dhe heqjen e telefonave për avokatët, sipas rregullores së re hyrë në fuqi në një shtator, Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme.
Mbledhja do të mbahet në datën 8 shtator ora 12:00 dhe është thirrur nga një grup anëtarësh të këtij Këshilli dhe kryetari i Dhomës Kombëtare, Maksim Haxhia.


