Ryshfet për vend pune, ish-zv.ministrja Rovena Voda dhe avokatja Hasani sot në seancën e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë

Më datë:

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda së bashku me avokaten Majlinda Hasani do të dalin sot para Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Sipas raportortimeve  Voda dhe Hasani kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë pasi ndodhen në arrest shtëpie.

Sipas tyre, është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat.

Edhe e përfshira tjetër, Florida Beu ka kërkuër ndryshim mase sigurie edhe pse ajo ka qenë e liruar për shkak se ishte në spital për arsye shëndetësore.

Më 10 gusht do të mbahet seanca për Florida Beun.

Përgjimet zbuluan se Rovena Voda kishte marrë 1 mijë euro, një arkë me peshk dhe një telefon ryshfet për një punësim në Ministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...