Protestë para Bashkisë së Korçës, Shoqata e të verbërve, invalidëve para-tetraplegjikë dhe me aftësi të kufizuara kërkojnë pagesat e prapambetura

Më datë:

Një protestë është zhvilluar mëngjesin e kësaj te Enjte përpara bashkisë së Korcës.
Shoqata e të verbërve, ajo e invalidëve para-tetraplegjikë dhe personave të tjerë me aftësi të kufizuara kanë protestuar për indeksin e parave që ata nuk i kanë marrë gjatë periudhës 2005-2010.

Protesta ka ardhur pas gjyqit të fituar dhe ankimimimit që do ti bëjë Bashkia këtij vendimi.

Me pankarta në duar protestuesit i kërkojnë bashkisë të mos e apelojë vendimin e gjykatës e cila ka vendosur në favor të tyre për pagesat e prapambetura me qëllim zgjatjen e proceseve por të marrin sa më parë paratë e tyre.

Avokati i tyre Sinan Tafaj në një komunikim me telefon bën të ditur se kërkesa e protestuesve është tërësisht në të drejtën e tyre.

Kushtetuta, kodi i procedures civile, dhe ligji 49-2012 për gjykatat administrative ka ndaluar ankimet për shuma të vogla pasi asnjë nga paditësat nuk kalon as 20% të totalit të pagës minimale, një e drejtë e mohuar që nga viti 2005, dhe ankimi për të shmangur shlyerjen e detyrimit është i pandershëm dhe i paligjshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...