Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Më datë:

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj të mërkure në bregdetin e Shëngjinit, më konkretisht te Rana e Hedhun.

Sipas informacioneve paraprake, pesë të rinj (shokë me njëri-tjetrin) shfrytëzuan një moment për t’u larë në det, pa e ditur se moti i keq do shkatërronte gjithçka…

Edhe pse pritet një konfirmim zyrtar nga ana e Policisë, dyshohet se dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Bëhet fjalë për djem të moshës 20 deri në 25 vjeç, shtetas nga Kosova.

“Kanë kërkuar ndihmë, aty pranë kanë qenë disa punonjës që po merreshin me disa përgatitje për një festival që do mbahet brenda pak ditësh. Të rinjtë janë nxjerrë pa ndjenja nga deti, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën në spital”

Lajmi është në përditësim…

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi në Gjirokastër me një viktimë, policia zbardh detajet e para

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me...

Dy vite presion ndaj të moshuarit, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi...

Kriza politike në Francë, shkollat në qendër të revoltës

Në Francë, ajo që nisi si protestë e nxënësve...

Dy armë zjarri dhe 32 mijë euro në banesë, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit...