Rutte mbledh për herë të parë ministrat e Mbrojtjes të NATO-s

Më datë:

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s janë në Bruksel për një takim dyditor, i fokusuar në luftën në Ukrainë, planet e ardhshme të mbrojtjes të aleancës dhe prodhimin e industrisë së mbrojtjes.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të kryesojë takimin e ministrave të Mbrojtjes për herë të parë pas marrjes së detyrës.

Të pranishëm do të jenë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.

Aleanca ushtarake perëndimore mblidhet në selinë e NATO-s pasi presidenti ukrainas Volodomir Zelensky zbuloi një “plan fitoreje” të shumëpritur për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Zelensky bëri thirrje për një ftesë të menjëhershme për t’u bashkuar me NATO-n dhe përsëriti thirrjen e tij për të hequr kufizimet ndaj armëve perëndimore me rreze të gjatë që pengojnë Ukrainën të godasë objektivat thellë brenda Rusisë.

Ndërsa nënvizoi mbështetjen e aleancës për Ukrainën, Rutte dha një përgjigje të kujdesshme ndaj njoftimit të Zelensky, duke vënë në dukje se ai nuk mund të “mbështesë të gjithë planin”.

Anëtarësimi në NATO për Ukrainën është një temë e diskutueshme për aleancën, e cila ka frikë nga një përshkallëzim i luftës që do të përhapte konfliktin me Rusinë tek anëtarët aktualë të aleancës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...