9.5 C
Tirana

Kryeministrja italiane u prezantoi disa liderëve të BE-së marrëveshjen e migracionit me Shqipërinë

Më datë:

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni u prezantoi liderëve të disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) marrëveshjen që i ka siguruar vendit të saj ndërtimin e dy qendrave të imigracionit në Shqipëri dhe mbajtjen këtu të emigrantëve të parregullt që kërkojnë azil.

Në një deklaratë me shkrim nga kryeministria thuhet se kryeministrja Meloni organizoi takim jozyrtar me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrin holandez Dick Schoof dhe disa prej vendeve anëtare më të interesuara për dosjen e migracionit dhe veçanërisht zgjidhjet inovative.

Në takim morën pjesë krerët e Italisë, Danimarkës, Holandës dhe Komisionit Evropian (KE) si dhe Austrisë, Greqisë, Maltës, Çekisë, Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka shpjeguar linjat kryesore të punës, përfshirë çështjen e “zgjidhjeve inovative” në letrën e migracionit që ajo u dërgoi liderëve të hënën e kaluar.

“Kryeministrja Meloni prezantoi detajet e marrëveshjes Itali-Shqipëri pas mbërritjes së emigrantëve të parë të parregullt në portin e Shëngjinit, duke nënvizuar rolin e tyre në luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore”, theksohet në deklaratë.

Në deklaratë u ndanë informacionet e mëposhtme: “Diskutimi mes liderëve u fokusua në konceptin e vendeve të treta të sigurta në kuadër të zbatimit të rregullave të Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin, bashkëpunimin me Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në çështjen për mbështetjen e kthimeve vullnetare përgjatë rrugëve të migracionit dhe mbi ‘qendrat e kthimit'”.

“Liderët pjesëmarrës ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë funksional përpara takimeve të ardhshme të Këshillit Evropian, me synimin për të forcuar dhe për të bërë më efektive politikën e migracionit të BE-së”, thuhet më tej.

– 4 nga 16 emigrantë të dërguar në Shqipëri u kthyen në Itali

Teksa kryeministrja Meloni po u shpjegonte disa drejtuesve në BE politikën e emigracionit që ata ndoqën dhe marrëveshjet që ata kanë bërë me Shqipërinë, në media u raportua se 4 persona nga grupi i parë prej 16 emigrantësh të dërguar në këtë vend u kthyen në Itali.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, nga grupi i emigrantëve të parregullt, prej të cilëve 10 Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, u sollën në portin e Shëngjinit mëngjesin e djeshëm nga anija “Libra” e marinës italiane, 2 prej tyre u kthyen në Itali për shkak se ishin nën moshën 18-vjeç dhe se 2 prej tyre ishin të sëmurë.

Marrëveshja mes dy vendeve parashikon që vetëm emigrantët meshkuj, të shëndetshëm dhe mbi 18-vjeç të shpëtuar në det nga forcat italiane të sigurisë, të transferohen dhe se këta persona do të mbahen këtu deri në përfundimin e kërkesave të tyre për azil.

Ndërsa rikthimi i katër emigrantëve në Itali u kritikua në media.

Ndërkohë që në “La Repubblica”, një nga gazetat me tirazh në vend u komentua se “të metat e para të marrëveshjes Itali-Shqipëri u zbuluan në transportin e grupit të parë të emigrantëve” dhe u pretendua se transportimi i 16 personave nga ishulli Lampedusa në Portin e Shëngjinit ka kushtuar 24 mijë euro për person.

– Për qendrat e emigracionit u bë krahasimi me “Guantanamo”-n

Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama në Romë më 6 nëntor 2023, parashikon që disa nga emigrantët e parregullt të shpëtuar nga forcat italiane të sigurisë në Mesdhe të transferohen në Shqipëri dhe të qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit së kërkesave të tyre për azil.

Marrëveshja nuk përfshin emigrantët e shpëtuar nga anijet e kërkim-shpëtimit të organizatave joqeveritare me bazë në Evropë, të miturit, gratë shtatzëna dhe njerëzit e pambrojtur.

Në kuadër të marrëveshjes, Italia ndërtoi qendrën e parë të pritjes në Portin e Shëngjin në veriperëndim të Shqipërisë dhe ndërtoi një qendër riatdhesimi për procedurat e mëvonshme në rajonin e Gjadrit. Ky protokoll ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë është marrëveshja e parë që rregullon që një vend i BE-së, emigrantët e parregullt të ardhur në vendin e tij, t’i dërgojë në territorin e një vendi tjetër jashtë BE-së.

Në disa lajme dhe artikuj të botuar në shtypin italian dhe të huaj, ndaj këtyre objekteve të ndërtuara me marrëveshjen u drejtuan kritika të tilla si “Guantanamo e re”, duke iu referuar burgut ushtarak amerikan pranë Kubës.

Partitë opozitare në Itali fajësuan qeverinë, duke mbrojtur idenë se shteti italian ka shpenzuar afërsisht 800 milionë euro për dërgimin e emigrantëve të parregullt në këtë qendër. Kryeministrja italiane, Meloni e prezantoi para publikut protokollin Itali-Shqipëri si një faktor që do të pengonte ardhjen e parregullt të emigrantëve në vendin e saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...