Rusia paralajmëron Britaninë: Fabrikat e dronëve mund të jenë objektiv sulmi

Më datë:

Fabrikat britanike që prodhojnë dronë për Ukrainën mund të përballen me sulme nga “burime të panjohura”, paralajmëroi Andrei Fedorov, këshilltar i Kremlinit dhe ish-zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë, në një intervistë për BBC.

Fedorov tha se mund të ketë një përgjigje “gjysmë-ushtarake” ndaj Britanisë së Madhe, pas vendimit të Londrës për t’i dorëzuar Ukrainës projektet teknike të komponentëve të raketave britanike “Storm Shadow”/SCALP.

Këto të dhëna do t’i mundësojnë Ukrainës të prodhojë armë me rreze të gjatë veprimi në vend.

Sipas Fedorov, objektivat mund të jenë fabrikat dhe ndërmarrjet që prodhojnë dronë për Ukrainën.

“Ato mund të sulmohen jo nga Rusia, por nga burime të panjohura”, tha ai.

Deklarata e tij vjen pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kritikoi vendimin britanik dhe tha se ushtria ruse po mbledh të dhëna për të lokalizuar objektet e prodhimit të raketave me qëllim shkatërrimin e tyre.

Ndërkohë, kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se planifikon të udhëtojë muajin e ardhshëm në SHBA së bashku me liderë evropianë, për të kërkuar mbështetje nga presidenti Donald Trump për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Ukrainë, Burnham u takua me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev dhe premtoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Një nga shqetësimet kryesore është furnizimi me raketa interceptuese “Patriot”, të nevojshme për mbrojtjen e Ukrainës nga raketat balistike ruse.

Zelensky ka kërkuar rreth 300 raketa “Patriot” përpara dimrit, kur Rusia pritet të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Burnham tha se ishte “shumë i sigurt” se mund të gjendej një zgjidhje, duke theksuar se Ukraina mund të marrë sistemin raketor “Patriot” edhe nga vende të tjera përveç SHBA-së.

Në një deklaratë të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik Burnham tha se forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës do të jetë një prioritet urgjent dhe premtoi se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

HAPËSIRË – Pas eklipsit të Diellit, vjen ai i Hënës

Pas eklipsit total diellor të 12 gushtit, qielli i...

Epidemiologia Vasili për “Ethet e Nilit”: Nis si një grip i lehtë, nuk transmetohet nga njeriu te njeriu

 Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Adela Vasili sqaroi...

Receta më e shijshme e supës me domate dhe gjizë (për katër persona)

Përbërësit për 4 persona: 400g gjizë me kripë 500g domate të...

Ndahet nga jeta rapsodi i njohur i Ansamblit të Kukësit, Rustem Cela

Ka ndërruar jetë Rustem Cela, një nga rapsodët e...