Rusia miraton vaksinën kundër COVID-19 edhe për të moshuarit. Ministri i Shëndetësisë: Është e sigurt

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë miratoi vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, për përdorim te personat mbi 60 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha të shtunën se vaksina ruse, Sputnik, tani është aprovuar për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Më herët, njerëzit e moshuar kanë qenë të përjashtuar nga programi i vaksinimit masiv në Rusi. Murashko tha se provat tani kanë demonstruar se vaksina është e sigurt edhe për këtë grup.

Ai shtoi se të moshuarit do të përfshihen menjëherë në programin e vaksinimit. Sipas shifrave zyrtare të Qeverisë ruse, ky vend ka konfirmuar afro 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars. Prej tyre, mbi 53,000 pacientë kanë vdekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Kamza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë....

Krepa në furrë

Përbërësit: 500 ml qumësht 200 gr miell 30 gr sheqer 10 gr gjalpë...

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit...

Toni Gogu: Projektligji i amnistisë prek 380 të dënuar për lirim të menjëhershëm

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin...