Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Odesa  

Më datë:

Një person është vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur, pasi dronët rusë sulmuan gjatë natës Odesën, qytetin ukrainas në Detin e Zi.

Si pasojë e sulmeve ruse, janë dëmtuar ndërtesa dhe infrastrukturë hekurudhore, thanë autoritetet lokale dhe prokurorët më 20 qershor.

Në Odesa ndodhet porti më i madh i Ukrainës në Detin e Zi dhe ai është kyç për importet dhe eksportet e mallrave. Ky qytet ka qenë nën sulme të vazhdueshme me dronë dhe raketa nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

“Pavarësisht punës aktive të forcave të mbrojtjes ajrore, ka dëme në infrastrukturën civile, përfshirë në ndërtesa banimi, në një institucion të arsimit të lartë, në një gazsjellës dhe në makina private”, tha guvernatori lokal, Oleh Kiper, përmes një postimi në Telegram, ku publikoi edhe fotografi të makinave të djegura dhe ndërtesave të shkatërruara.

Shërbimet lokale të emergjencës thanë se gjatë sulmeve, të paktën dhjetë dronë goditën ndërtesat e banimit, duke shkaktuar zjarre të mëdha.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë të premten se Rusia ka lëshuar 86 dronë drejt Ukrainës gjatë natës.

Ushtria tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 34 dronë, ndërsa 36 të tjerë “u humbën” – një term që përdoret nga ushtria ukrainase për të treguar se dronët ose janë penguar me pajisje elektronike luftarake ose kanë ndryshuar drejtim.

Megjithatë, ushtria ukrainase raportoi se dronët goditën në tetë vendndodhje të ndryshme.

Kompania shtetërore e hekurudhave në Ukrainë tha se stacioni hekurudhor në Odesa është dëmtuar gjatë sulmit.

Autoritetet thanë se Rusia gjithashtu ka sulmuar me dronë Harkivin, në verilindje të Ukrainës, duke dëmtuar disa shtëpi private.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...