Norvegjia mbështet synimin e ri të NATO-s për 5% shpenzime mbrojtjeje

Më datë:

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, deklaroi se vendi i tij mbështet propozimin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që shtetet anëtare të shpenzojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Ai sqaroi se kjo shifër ndahet në dy pjesë:

  • 3.5% për mbrojtje klasike: paga të ushtarëve, pajisje ushtarake, gatishmëri dhe ndihmë për Ukrainën.
  • 1.5% për shpenzime të tjera të lidhura me mbrojtjen: mbrojtja e infrastrukturës kritike, kërcënime hibride si sulme kibernetike dhe dezinformimi.

Støre tha se Norvegjia aktualisht shpenzon 3.2% për mbrojtjen (duke përfshirë ndihmën për Ukrainën), ndërsa vlerësimet e NATO-s për vitin 2024 e vendosin këtë shifër në 2.2%.

Ai shtoi se ende po diskutohen detajet e këtij synimi, përfshirë edhe se kur duhet të arrihet ky nivel shpenzimesh, vendimi do të merret javën e ardhshme.

Në fund, Støre paralajmëroi se Norvegjia po përballet me situatën më serioze të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke përmendur edhe rreziqet e reja që vijnë nga kriza në Lindjen e Mesme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...