Rusi, tejkalon mbi 641 mijë numri i rasteve me COVID-19

Më datë:

Sipas një deklarate nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi, në 24 orët e fundit janë shënuar 6.719 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 641.156 numrin e rasteve.

Gjithashtu me 93 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 9.166 numri i viktimave, ndërsa me 4.343 të shëruar ka arritur në 403.430 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar në 1.1 për qind ndërkohë që tek 31.6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 782 raste të reja është rritur në 220.853 numri i rasteve, ndërsa me 23 vdekje u rrit në 3.761 numri i viktimave.

Në 24 orët e fundit janë kryer 289 mijë teste të COVID-19

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi thuhet se 297 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se me 289 mijë testet e kryera në 24 orët e fundit numri i testeve të kryera deri më sot ka tejkaluar shifrën 19.3 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në numrin e rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Raporti i PE vë në dukje përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

Pakti politik para zgjedhjeve, Osmani për Presidente, Abdixhiku për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i hyjë garës në...

Ambasadorja franceze: Nuk ka bllokim negociatash, jemi afër rezultatit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard deklaroi se...

SPAK ngre akuza të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve...