Rusi, humbjet në sektorin e turizmit mund të arrijnë mbi 470 milionë dollarë

Më datë:

Kryetarja e Shoqatës Ruse të Operatorëve Turistikë (ATOR), Maya Lomidze tha se sektori i turizmit rus mund të pësojë humbje prej 37 miliardë rubla (rreth 475 milionë dollarë) në rast se udhëtimet në destinacionet e pushimeve nuk hapen deri në shtator, (AA).

Lomidze, nëpërmjet konferencës për media që e zhvilloi nga interneti bëri vlerësime në lidhje me ndikimin e koronavirusit të ri (Covid-19) në sektorin e turizmit rus.

Ajo tha se për shkak të epidemisë së virusit kanë ndodhur humbje të rëndësishme në sektorin turistik në Rusi. “Sipas skenarit optimist, udhëtimet për pushime jashtë vendit sërish do të fillojnë në korrik”, tha ajo.

Në skenarin pesimist, sipas asaj, udhëtimet nuk do të fillojnë para shtatorit. “Në rast se udhëtimet nuk fillojnë deri në shtator, sektori i turizmit rus do të humb 37 miliardë rubla”, tha Lomidze.

Ajo theksoi se Ministria e Zhvilimit Ekonomik të Rusisë po zhvillon punime të ndryshme për humbjet në këtë sektor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...